Transmetuar më 13-10-2019, 14:28

Flori Mumajesi pas muajsh pushimi ka vendosur të rikthehet ndoshta jo në muzikë por në rrjetet sociale me shumë intensitet.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari ka postuar një foto ku i ka bërë kuriozë të gjithë. Ai ndodhej në studio me një këngëtare të njohur.

Nga fotoja që ai ka publikuar nuk duket se kush është, por po ta vëmë re me kujdes, nga këmisha dhe buzëkuqi që ka vendosur, është Eneda Tarifa.

“Gjejeni kush është kjo këngëtare. Ka një sy dhe dy llomë”, – shkroi Flori me shaka.

Kujtojmë se dy këngëtarët kanë paralajmëruar se së shpejti do të vijnë me një projekt muzikor të përbashkët./NOA.al