Transmetuar më 13-10-2019, 07:27

Fundjava do të dominohet nga moti i kthjellët.

Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të jetë nga Veriperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Temperaturat parashikohen me rënie të lehtë në vlerat minimale nga 10 deri në 17°C, ndersa vlerat e mesditës pritet të regjistrojnë nga 24 deri në 30°C.

Shërbimi Metereologjik Ushtarak thotë se moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në Juglindje. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,5- 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë kostante.

Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore  12/24°C 

Zonat e ulëta 14/31°C

Zonat bregdetare 16/29°C