Transmetuar më 12-10-2019, 21:51

Përshëndetja e ushtarake e lojtarëve të Kombëtares turke, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme përballë Shqipërisë, ka sjellë reagimin e UEFA-s.

Reagimin ka ardhur nga shefi i zyrës së shtypit të UEFA-s, Philip Townsend.

“Personalisht nuk e kam parë atë veprim, që gjithsesi mund të duket si provokim. Rregullorja e garës ndalon referimet politike dhe fetare? Po, dhe mund t’ju garantoj që do të vlerësojmë këtë situatë. Lërmëni ta kontrolloj,”-ka thënë ai.

Veprimi i futbollistëve turq mësohet se është në mbështetje të forcave të armatosura të Turqisë, të impenjuara në një ofensivë në Sirinë e Veriut.

Në lidhje me këtë veprim, UEFA mund të hapë hetimet me Federatën Turke të Futbollit që rrezikon gjobitet./a.k/noa.al/