Transmetuar më 12-10-2019, 20:52

Sipas astrologëve, femrat që i përkasin shenjave të mëposhtme të Horoskopit, konsiderohen si idealet.

Për më tepër lexoni karakteristikat e tyre.

Gaforrja

Gaforret përjetojnë emocione të forta dhe si mund t’ju dashurojë një Gaforre nuk do të mundet asnjë shenjë tjetër. Këto femra ofrojnë dashuri pa kushte dhe do të bëjnë gjithçka për t’ju bërë të lumtur. Është e rëndësishme të përmendet se këto gra ndonjëherë mund të bëhen pak dramatike, ashtu si fakti që ato janë të shkëlqyera në kuzhinë.

Luani

Gratë luanesha janë luftëtare dhe të forta. Mund të jenë pak të ashpra dhe kurrë nuk tërhiqen nga njerëzit e zakonshëm. Nuk ka pse një luaneshë të bëjë shumë për të rënë në sy sepse ato janë një magnet për meshkujt. Gratë luanesha janë partnere të përkushtuara, besnike dhe bëjnë gjithçka për dashurinë e tyre. Dashuria e saj është vetëmohuese dhe e pastër. Ajo do të luftojë si një luaneshë, për burrin e saj, dhe të njëjtën gjë do te beje dhe për fëmijët e saj. Është gjithmonë e gatshëm për të mbrojtur familjen, gjënë më të shtrenjtë./a.k/noa.al/