Transmetuar më 11-10-2019, 13:11

Një nga drejtueset kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se sot në selinë e kësaj partie pati një vizitë të veçantë dhe të këndshme.

Vetëvendosje u vizitua nga Mesila Doda, ku e pranishme për të pritur numrin dy të  PDIU të Shqipërisë, ish-deputeten e PD-së,  përveç Haxhiut ishte edhe Shkurte Aliu.

"Nga vizita e këndshme e Mesila Dodës në zyrat e Lëvizjes" tha Albulena Haxhiu, duke ndarë edhe një foto nga kjo vizitë. /NOA.al/