Transmetuar më 11-10-2019, 12:19

Sot, në 74-vjetorin e lindjes, Edy Reja kërkon një dhuratë të madhe simbolike nga të besuarit e tij. në Turqi.

Shqipëria me Christian Panucci-n në stol e humbi 2-0 ndeshjen e kaluar në Shkodër. Edy Reja, një tjetër trajner që ka bërë pa dyshim më mirë, dy fitore dhe dy humbje dhe pa deklarata bombastike për lojën sulmuese bëri që për herë të parë të shënonim 4 gola në një ndeshje zyrtare në takimin e fundit. Trajneri ka edhe formacionin e mundshëm gati për ndeshjen.

Mision i vështirësi përballë një skuadre solide, që në stadiumin me 48-mijë vende “Sukru Saracoglu” do të ketë me vete dhe tifozët e zjarrtë vendas, por për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër, veçse fitorja.

Sokol Çikalleshi, prej 5 vitesh në kampionatin turk, përjeton ndoshta momentin më të mirë të karrierës, 3 gola në 3 ndeshjet e fundit me Kombëtaren, 4 gola në katër ndeshjet e fundit me ekipin e tij Akhisar.

Por Shqipëria nuk ka vetëm atë, thuajse të gjithë sulmuesit vijnë me gola nga kampionatet respektive dhe shumë lojtarë me minuta në këmbë, çka rrit vetëbesimin. Kjo është nga ato ndeshje që konsiderohen të ashpra, Shqipërisë i bën punë vetëm fitorja, do të duhet një mrekulli, por në futboll, edhe pse rrallë, ato ndodhin.

Reja, edhe pse e vështirë, kërkon një fitore për të ndezur edhe më shumë ambientin kuqezi, si mundësinë e vetme që Shqipëria të mbajë gjallë shpresat e mundshme për kualifikim në finalet Euro 2020.

“Grupi po funksionon mirë. Po punojmë mirë në të gjitha aspektet. Kemi konsideratë për Turqinë, për lojtarë si Burak Jilmaz, Calahanglu dhe Tosun. Po përmend sulmuesit sepse dalin më shpesh para portës. Janë lojtarë që i njoh,” – theksoi trajneri para ndeshjes.

Kombëtarja kuqezi do të zbresë sot në fushë pa kapitenin Elseid Hysaj. Ledian Memushaj do të mbajë shiritin, në këtë takim ndërkohë edhe Roshi ka shfaqur probleme.

E ndërsa në hotelin ku është grumbulluar ekipi kombëtar, trajnerit i është bërë një dhuratë dhe është organizuar një festë modeste për ditëlindjen e tij, Reja është i fokusuar nga takimi i mbrëmjes, ndaj Turqisë. "Ajo që më intereson në mënyrë të veçantë është që të shoh përmirësim në krahasim me ndeshjen e fundit, pres një paraqitje të mirë gjatë 90 minutave, nuk duhet të ulim asnjëherë vëmendjen, në të kundërt do të jetë e rrezikshme për ne”. theksoi trajneri. – "Si gjithnjë Reja nuk preferoi të flas për një rinovim të mundshëm, aq më tepër përpara një sfidë të tillë por dukshëm italianin e josh shume ideja për të vijuar bashkëpunimin me përfaqësuesen shqiptare"./NOA.al