Transmetuar më 11-10-2019, 10:49

Kjo javë kishte në epiqendër të axhendave politike, takimin e Novisadit në Serbi, ku u shpall viti 2021 si afat për idenë e Vuçiç të mini shengenit ballkanik.

Një jehonë e gjerë qeveritare për faktin se do të lejohet lëvizja e lirë mes shqiptarëve dhe serbëve vetëm me karta identiteti dhe jo me pasaporta si aktualisht.

E gjitha kjo u shit si risi, por si qëndron e vërteta?

Prej shumë vitesh tashmë, ne shqiptarët udhëtojmë vetëm me karta identiteti me të gjitha shtetet e tjera veç Serbisë.

Kështu veprojmë me Kosovën, me Malin e Zi, me Maqedoninë e madje dhe me Bosnje Hercegovinën.

Vetëm me Serbinë jo. Pra ku është risia këtu dhe pse duhet shitur si shengen ballkanik vetëm e vetëm se do hiqen pasaportat me Serbinë kur kjo ndodh prej vitesh me gjithë shtetet e tjera e madje me Kosovën dhe Malin e Zi procedohet veç me një doganë?

Atëherë pse u dashka quajtur shengen ballkanik kur është vetëm Serbia?

Ndaj më pak revansh në trumbetimin e këtij medemek shengeni ballkanik se ne këtu jetojmë dhe i dijmë gjërat o politikanë kudo që ndodheni!