Kreu i DSHPTRR: Nga 21 tetori mund t’i errësoni xhamat e makinave (DOKUMENTI ZYRTAR)
Transmetuar më 11-10-2019, 00:39

Duke nisur nga data 21 tetoe 2019 e në vazhdim policia nuk do të përndjekë më drejtuesit e automjeteve nëse kanë xhama të errësuar.

Pohimi u bë të enjten nga drejtori i përgjithshëm i DPSHTRR, Blendi Gonxhja.

Në një deklaratë publike ai tha se në këtë mënyrë merr zgjidhje një shqetësim për gjithë drejtuesit e mjeteve!

Vendimi i firmosur nga ministrja Belinda Balluku dhe që noa.al jua sjell të plotë në galeri, erdhi pas dëgjesave dhe konsultimit të praktikës ndërkombëtare.

Ndaj DPSHTRR propozoi rregullimin nënligjor dhe MIE miratoi Udhëzimin Nr. 5, dt. 07.10.2019 "Për miratimin dhe certifikimin e xhamave të errësuar me materiale të fabrikuara dhe të homologuara nga prodhuesi, për përdorimin e tyre në autovetura”!

DPSHTRR ngarkohet për hartimin e rregullores përkatëse të shërbimit më të ri, që do nisë nga 21 Tetori 2019 pranë gjithë drejtorive rajonale e shoqëruar me info e orientime online që do pasqyrohen në www.dpshtrr.gov.al në ditët në vijim!

Kështu, thotë Gonxhja, "merr fund një stres 30 vjeçar – me xham, pa xham, e ke s’e ke!".

Gonxhja sqaron se "e drejta për të errësuar xhamat e autoveturave zyrtarizohet dhe bazohet mbi kritere cilësie e sigurie në përputhje me dispozitat ndërkombëtare!" /noa.al/

Loading...
Loading...