Transmetuar më 11-10-2019, 00:23

Paqëndrueshmeria që gradualisht po përfshin vendin tonë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, e premte 11 tetor 2019, informon noa.al duke cituar Shërbimin Metereologjik Ushtarak.

Me mot të vranët dhe reshje shiu të përqëndruara përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës Perëndimore parashihet dita e sotme.

Gjatë ditës moti do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi deri në 15m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5- 1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat parashikohen: zonat malore 11°C deri në 23°C zonat e ulëta 16°C deri në 29°C zonat bregdetare 18°C deri në 28°C