Transmetuar më 10-10-2019, 23:12

Stadiumi i ri ‘Arena Kombëtare’ duket se është thuajse drejt përfundimit.

E megjithatë, nuk do të jetë ndeshja Shqipëri-Francë si inauguruese e stadiumit.

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar të enjten, gjatë hedhjes së shortit të kampionatit të futbollit të femrave, se ndeshja testuese e impiantit më modern në vend, e cila është e detyruar sipas rregullave të UEFA-s, do të jetë Vllaznia-Apolonia.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më datë 3 nëntor, në mbrëmje. Kjo do të jetë dhe ndeshja e parë ku tifozët do të kenë mundësinë të shikojnë nga afër një ndeshje në investimin më të madh të realizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Kujtojmë që Shqipëria ndeshjet e radhës i ka jashtë fushe, kundër Turqisë më datë 11 tetor dhe me Moldavinë më datë 14 tetor.

Më poshtë po ju sjellim një video nga brenda stadiumit./a.k/noa.al/