Transmetuar më 10-10-2019, 19:05

Banorët e "Unazës së Re" në Tiranë kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e së enjtes.

Ata kanë bllokuar rrugën, edhe pse gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm tre qytetarë u shoqëruan në polici.

Protesta e tyre në rrugë vjen pas reagimeve që patën përpara Drejtorisë së Policisë Tiranë ku kërkuan lirimin e të shoqëruarve.

Me ndryshimet e reja të Kodit Penal, bllokimi i rrugëve në protesa përbën vepër penale dhe dënohet deri në tre vjet burg.

Por kjo mesa duket nuk i ka penguar aspak banorët. /k.k/noa.al/