Transmetuar më 10-10-2019, 18:47

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare aktori dhe komediani i njohur, Charles Elmer Taylor.

Ai që publikoi lajmin i pari ishte publicist i tij, Harlan Boll, në një intervistë për CNN.

Boll tha se Taylor u shtrua javën e kaluar në spital për shkak të një komplikacioni shëndetësor, në një klinikë në Los Angeles.

I njohur për rolet e tij në Broadway dhe filmin “Home Alone”, Taylor i pati fillesat e akrimit gjatë shërbimit të tij në Luftën Koreane.

Ai ishte gjithashtu zëri i shumë filmave për fëmijë si “DuckTales the Movie: Treasure of the Lost Lamp”, “Tom and Jerry: The Movie”, si dhe të “Scooby-Doo and the Monster of Mexico”. /k.k/noa.al/