Transmetuar më 10-10-2019, 18:04

Dy burra në moshë të re humbën jetën pasditen e sotme pas një aksidenti fatal që erdhi nga përplasja e dy automjeteve duke lënë të vdekur drejtuesit e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 16:00, në Hardhishtë, Shijak, raporton noa.al duke cituar burime nga policia e Shtetit.

Mësohet se automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.Tuda, 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç.

Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes që shihni në videon e mëposhtme. /noa.al/