Transmetuar më 10-10-2019, 17:53

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën dy personave ditën e sotme në Shijak pasi dy makina u përplasën mes tyre.

Policia tha zyrtarisht se automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç.

Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes që shihni në video dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj. /k.k/noa.al/