Burg përjetë për tre shqiptarët, vranë avokatin grek
Transmetuar më 10-10-2019, 17:19

Burg përjetë ka dhënë Gjykata e Athinës për tre shqiptarët që vranë avokatin grek Michalis Zafiropoulos.

Ata u shpallën fajtorë për ngjarjen e ndodhur dy vite më parë.

Trupa gjykuese pranoi pa asnjë rezervë kërkesën e prokurorit Spyros Pappas që kërkoi burg përjetë për shqiptarët.

Konkretisht, gjykata vendosi dënim të përjetshëm për vrasësin e Zafiropoulos, Ibrahim Brahimaj, si dhe një 11 vjet burg shtesë për grabitje dhe sulm me armë.

Edhe dy të pandehurit e tjerë, Klodian Lekotsai dhe Oldi Dulce u dënuan me burgim të përjetshëm. Kohët e fundit, ata u paditën edhe për çështjen "mafia e burgut" në Greqi. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...