Transmetuar më 10-10-2019, 16:18

Një ngjarje e rëndë që tronditi sot Kavajën dhe mbarë vendin, ku u vra një person dhe mbeti i plagosur një tjetër, ndodhi brenda në banesën e 30-vjeçares Marsida Qatja.

Mësohet se bashkëshorti i kësaj të fundit është dënuar dhe vuan aktualisht dënimin në një  burg të Gjermanisë, ndërsa Marsida Qatja kishte krijuar lidhje të reja në Kavajë.

Ishte pikërisht ish i dashuri i saj, 41-vjeçari Dritan Haxholli, i cili kishte hyrë me kallashnikov në banesën e saj, duke qëlluar me breshëri, teksa brenda ndodhej Qatja me tre fëmijët, që i kishte nga dy martesa, si dhe i dashuri i saj i ri, polici Bleda Toci, dhe dy burra të tjerë.

Qatja rezulton të jetë e martuar me Indrit Hysenin, i cili ndodhet në një burg të Gjermanisë, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Emri i Indrit Hysenit është përmendur katër vite më parë dhe nga ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, në një denoncim në “Facebook”.

Berisha shkruante se banda e kryebashkiakut të asaj kohe në Kavajë, Elvis Rroshi, pjesë e së cilës sipas Berishës ishte edhe Hyseni, kishin vrarë njeriun që rrahu Emiljano Shullazin.

Berisha përmendi edhe emrat e kësaj bande, mes të cilëve është edhe Indrit Hyseni, që sipas ish-kryeministrit, sapo kishte dalë nga burgu më 2015, ku ishte dënuar me 16 vite burg për vrasje.

Mesazhi i ish-kryeministrit Berisha, në vitin 2015

“A e dini se ne Kavaje policia eshte e tulatur dhe inegzistente pasi shefi komisariatit qendron cdo dite me banden e Elvis Rroshit, Indrit Hyseni i sapo dale nga burgu i denuar per vrasje 16 vet, Artan MUça i denuar 18 vjet per vrasje ne Itali, Emiljano Leka i denuar per Vrasje si edhe Roland Xhihani i arrestuar dje per perdhunim te nje vajze nen kercenimin e ames te cilet levizim me makinat e marr me qera nga Elvis Rroshi e banda e tij me logon e ps, keta jane persona qe qellojne me arme ne qytet e ne rrethina shkojn ee i bejne prsion simpatizanteve te pd se di ti vrasin, a e dini qe policia nuk i kontrollon asnjeher mjetet e tyre pasi jane nen urdherat e Elvis Rroshit dhe Arberesh Vokshit qe eshte shef komisariati hajdut e rrugaç”.