Transmetuar më 10-10-2019, 15:27

Leo Messi është kthyer të bëj protagonistin në mediat spanjolle të cilët kërkojnë të zbardhin të ardhmen e tij. “Pleshti” argjentinas është i lidhur me Barçën, klub që i ka qëndruar pranë në të mirë dhe në të keq, dëshira e tij mbetet fikse, kërkon të mbyll karrierën pikërisht në Barcelonë.

“Gjithnjë kam ëndërruar që një ditë të luaj për Newell’s, por shpesh duhet të mendosh për familjen, e cila është gjëja më e rëndësishme. Për këtë arsye ideja jonë është të jetojmë përgjithmonë në Barcelonë, të mbyll karrierën këtu”, shprehet Messi duke vijuar:

“Kjo dëshirë ka të bëj mbi të gjitha për mënyrën se si më trajtojnë këtu. Ndihem mirë në qytet, fëmijët e mi gjithashtu, nuk dua që ata të jenë të detyruar të largohen nga miqtë./b.l/noa.al/