Transmetuar më 10-10-2019, 15:23

Franca është kundër çeljes së negociatave, ndërsa pritet të jepet vendimi pak ditë më pas, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Agjencia e lajmeve Reuters thekson se Franca kërkon rivlerësim në vitin 2020.

Sipas Reuters, edhe Holanda dhe Danimarka pritet të shprehen kundër.

Sipas Reuters, Franca thotë se BE po përballet me shumë sfida brenda vetes, ndërsa dy vendet ballkanase kanë shumë sfida për të përballuar lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Franca është shprehur kundër fillimit të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë tani për tani," thanë burime diplomatike për Reuters, duke hedhur një hije mbi ambicien e vendeve për t’u integruar me Perëndimin”.

Më shumë se gjysma e 28 vendeve anëtare të BE-së, si dhe zyrtarët e saj të lartë në Bruksel, po përpiqen të shpërblejnë të dy shtetet e Ballkanit për reformat duke rënë dakord për të filluar bisedimet e pranimit.Vendimi do të merret më 18 Tetor. Mjafton një votë kundër nga 28 vendet anëtare, që të bllokohet sërish çelja e negociatave. /NOA.al