Transmetuar më 10-10-2019, 15:15

Pas Fizikës, edhe Letërsia ka shpallur fituesit e Çmimit Nobel.

Shkrimtarja polake Olga Tokarczuk dhe ai autriak Peter Handke janë fituesit e çmimit “Nobel” në letërsi për këtë vit.

Tokarczuk-ut iu dha çmimi për vitin 2018 me motivacionin për “një imagjinatë narrative që me pasionin enciklopedik paraqet kalimin e kufijve si një formë e jetës”.

Handke-s e mori pas veprës së 2019-s  “për punën e tij influencuese, ku me gjuhën e tij të pasur ka eksploruar periferinë edhe eksperienca të veçanta njerëzore”.

E lindur në vitin 1962, Olga Tokarczuk ka fituar një sërë çmimesh letrare si dhe romanet e saj janë përkthyer në më shumë se 20 gjuhë të botës.

Peter Handke, lindur më 1942-shin është i njohur për tekstet e vendosura në kinema dhe teatër./NOA.al