Tiranë/ Përplas çiklistin 80-vjeçar dhe largohet nga vendngjarja, shpallet në kërkim
Transmetuar më 10-10-2019, 14:42

Një i moshuar është përplasur nga një motorçikletë në Tiranë, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.

Policia sqaron se i moshuari është 80-vjeç, çiklist, dhe pas dërgimit në spital është jashtë rrezikut për jetën. Por ka shpallur në kërkim drejtuesin e motorçiletës, sepse pas aksidentit ai ka ikur nga vendngjarja.

Informacion Paraprak

Rreth orës 10:40 në rrugën e “Dibrës” një motoçikletë me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur çiklistin P. M.,80 vjeç.

Si pasojë e përplasjes çiklisti P. M është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe identifikimin e autorit./NOA.al

Loading...
Loading...