Transmetuar më 10-10-2019, 13:57

Këngëtari Kastro Zizo tha se ka filtruar me aktoren me famë botërore, Cameron Diaz. Ai u shpreh se la flirtuar fillimisht për rreth një muaj me yllin e Hollivudit, por e gjeti atë në hotel me dy të tjerë, njëri prej të cilëve ishte zezak.

"Një nga ato ka qenë Cameron Diaz. Po e them tani për herë të parë. Pas një mini-flirti, gati një mujor, me Diaz, pata një zhgënjim shumë të madh, sepse shkova në hotel dhe e gjeta jo me një por me dy të tjerë, të cilët njëri prej tyre ishte zezak. U tremba për momentin", tha Zizo.

Ai ishte i ftuar në emisionin Glamour Zone, dhe iu përgjigj pyetjeve të Ester Bylykut.

Këngëtari dhe moderatori i “Late Night Show”, Kastro Zizo tregoi edhe  sesi reagoi në atë moment delikat: "U tmerrova por… Mendimi i parë ishte të futesha dhe unë në krevat me ta, pastaj u tremba dhe dola nga dhoma.

Ndërsa personazhi i dytë publik që përmend Kastro është Penelope Cruz, të cilës ia ka shënuar emrin në telefon “Lopja ime”.

Ndërkohë ai gjatë viteve të fundit ka folur gjatë për luftën me alkoolin, por asnjëherë për çfarë arsye e nisi atë.

Kastro Zizo zbulon se gjithçka e nisi nga zhgënjimi në dashuri.

"Kam qenë në vit të dytë gjimnaz, dhe kisha një tipe në klasë. Thoja: si t`ia bëj? Si t`ia bëj? Kishim një mbledhje dhe marr mikrofonin dhe filloj të këndoj këngën ‘Yesterday’, pa sens fare. Dhe ajo ma injoroi. Unë pata atë zhgënjimin tim, dhe aty zbulova konjakun", u shpreh Zizo.