Transmetuar më 10-10-2019, 13:08

Në lidhje me një video të bërë publike, ku disa nxënës të një shkolle në Cërrik ushtronin dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre, policia tha se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik u vunë në lëvizje dhe nisën hetimet.

Sipas policisë, lidhur me ngjarjen, u proceduan në gjendje të lirë për  veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", e kryer në bashkëpunim, shtetasit: M.P., N. M., A. Ç., M. SH., A. A., të moshës 15 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik .

Nxënësit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konfliktit për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre, në ambientet e një shkolle, jashtë orarit të mësimit./NOA.al