Transmetuar më 10-10-2019, 10:58

Prej disa kohësh përflitet se moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me bashkëshortin e saj Aleksin. Rudina u martua me Aleksin në qershor të vitit 2016 por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Aludimet për ndarjen e çiftit nisën pasi aktorja nuk kishte publikuar asnjë foto më, me bashkëshortin e saj.

Fotoja e fundit me Aleksin është e vjeshtës së kaluar, ndërkohë që në raport me aktivitetin e saj social dhe publikimet e mëparshme kjo gjë ngjalli dyshime. Madje ajo as nuk e ka përmendur nëpër intervista, siç bënte më parë, ku nuk linte moment pa deklaruar se sa e dashuruar ishte me të.

Aktorja dhe moderatorja nuk ka folur kurrë publikisht për këto thashetheme, por ka refuzuar të flasë. Pikërisht këtë ka bërë edhe mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel.

Teksa ishin duke folur se me kë bëjnë krushqi lezhjanët, Rudina është pyetur nga Jonida se nga është bashkëshorti i saj. Aktorja duke qeshur ka thënë “unë më mirë mos flas për këtë, unë jam artiste dhe i dua të gjithë”, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për ndarjen që po përflitet prej kohësh.

Ndër të tjera ajo ka thënë se “sa të jetë i mirë e dua sa s’është më se dua”, duke ju referuar partnerit në përgjithësi, e cila ngre më tej pikëpyetjet në lidhje me këtë situatë dhe nëse kjo fjali ka qenë me nënkuptim për Aleksin. Gjithsesi këto ngelin në kuadrin e thashethemeve pasi asgjë nuk është konfirmuar apo mohuar nga çifti.