Transmetuar më 10-10-2019, 10:25

Një 48-vjeçar është vënë në pranga në Durrës pasi është kapur me 46 kg lëndë narkotike në makinë.

I arrestuari me iniciale K. V., po transportonte drogën nga Fushë Kruja drejt Durrësit. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip Benz, uniformat blu gjetën rreth 46 kg kanabis.

Si rezultat i operacionit "Rrethi", në lagjen nr. 13, në Plazh, Durrës është vënë në pranga shtetasi K. V., 48 vjeç, banues në Fushë – Krujë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve","-raporton policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/