Transmetuar më 10-10-2019, 10:15

Një nga macet e mëdha më të rralla në botë është fshehur në këtë foto, por është kamufluar aq mirë sa është pothuajse e pamundur që ta dalosh.

Thuhet se kanë mbetur vetëm 102 leopardë Amur ose siberianë që jetojnë në botën e egër, po aftësia e tyre për t’u kamufluar u japin një avantazh të madh për të mbijetuar edhe pse janë në rrezik zhdukjeje.

Në foton e marrë mes pemëve, vetëm më symprehtët mund ta dallojnë se ku ndodhet grabitqari, pasi gëzofi i tij është tejet i ngjashëm me habitatin që e rrethon.

Këto foto janë shkrepur në tokën e një rezervati natyror që ndodhet në Lindjen e largët të Rusisë dhe janë shkrepur nga Andrey Troyanov i cili punon aty./b.l/noa.al/