Ish e dashura me tre shokë në shtëpi, Dritan Haxholli hap zjarr me Kallashnikov dhe vritet nga polici
Transmetuar më 10-10-2019, 08:45

Një konflikt i armatosur mes dy personave ndodhi sot që pa gdhirë në banesën e një gruaje. Ka qenë ora rreth 0:45 e mëngjesit kur viktima Dritan Haxholli shkoi në banesën e ish të dashurës së tij. Arsyeja ishte që Haxholli të fliste me ish të dashurën e tij pasi ishin ndarë së fundi.

Në atë moment, aty ndodheshin tre shokë të vajzës, mes tyre edhe Bledar Toçi, një polic burgjesh.

Kur Haxholli është afruar te porta e shtëpisë, ka dalë Bledar Toçi për ta hapur. Dy burrat u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe sherri precipitoi në përdorimin e armëve. Haxholli ka hapur zjarr me kallashnikov dhe Toçi e ka pasuar me pistoletën e tij të detyrës si polic burgjesh.

Për pasojë Dritan Haxholli ka vdekur dhe polici Toçi është plagosur dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor për të mbledhur prova dhe për të kryer veprime hetimore.

Zyrtarisht policia tha se sot rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi Bledar Toçi, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me Toçin dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të Bledar Toçit duke e plagosur atë. Bledar Toçi, me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Toçi, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes".

Loading...
Loading...