Vritet një person në Kavajë, plagoset efektivi i policisë
Transmetuar më 10-10-2019, 08:30

Një ngjarje e rëndë ka tronditur që në orët e para të mëngjesit qytetin e Kavajës, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se krimi i rëndë ka ardhur pas një sherri të ndodhur në banesën e një gruaje në lagjen numër 2 të qytetit.

Ka qenë ora rreth 0:45 e mëngjesit kur viktima Dritan Haxholli shkoi në banesën e ish të dashurës së tij. Arsyeja ishte që Haxholli të fliste me ish të dashurën e tij pasi ishin ndarë së fundi.

Në atë moment, aty ndodheshin tre shokë të vajzës, mes tyre edhe Bledar Toçi, një polic burgjesh.

Kur Haxholli është afruar te porta e shtëpisë, ka dalë Bledar Toçi për ta hapur. Dy burrat u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe sherri precipitoi në përdorimin e armëve. Haxholli ka hapur zjarr me kallashnikov dhe Toçi e ka pasuar me pistoletën e tij të detyrës si polic burgjesh.

Për pasojë Dritan Haxholli ka vdekur dhe polici Toçi është plagosur dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Policia sqaroi se në konflikt e sipër polici i burgjeve Bledar Toçi ka vrarë Dritan Haxhollin, ish-të dashurin e vajzës me armën e shërbimit, ndërsa vetë ka mbetur i plagosur.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Nuk ka ende informacion zyrtar nga policia./b.l/noa.al/

Njoftimi zyrtar policor

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B.T, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Loading...
Loading...