Transmetuar më 09-10-2019, 21:06

Avokat Spartak Ngjela thotë se hapja ose jo e negociatave lidhet me reformën në drejtësi.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Ngjela tha se kushtet e Gjermanisë kërkojnë eliminimin e klasës politike, duke përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, Rama duhet të largohet pasi nuk po bën dot reformën në drejtësi.

“Nuk është përgjegjësi e kryeministrit, është përgjegjësi e korrupsionit. Çfarë përgjegjësia ka kryeministri, i arreston dot veten dhe këta të PD? Jo, ata këtë kërkojnë. Kushtet janë në favor të shqiptarëve. 9 kushtet e Merkelit janë eliminimin e kësaj politike, me Ramën dhe të gjithë. Këta rezistojnë. Mendimi më i mirë është mendimi gjerman, që t’ia çelin negociatat dhe t’ia vënë ato kushtet. Ajo është më me afekt ndaj shqiptarëve. Ka shumë afekt  te shqiptarët, kur ajo thotë bëni reformën në drejtësi”, u shpreh Ngjela.

Ai tha më tej se këta politikanë nuk e duan çeljen e negociatave.

“Nuk e duan çeljen e negociatave. Këta i kap reforma në drejtësi të gjithë. Kush e ka ndaluar reformën në drejtësi? Ndalimi i reformës është penalizimi i Shqipërisë. Kush e ndalon reformën? Këta. Rama vërtitet nëpër kallamishte, mendon se do krijojë afekt. Nuk ka afekt. Nuk bëri dot reformën në drejtësi. Kisha mazhorancën, kishe të gjitha të erdhi edhe opozita që ishte me reformën, nuk e bëre. Ik”, tha Ngjela./a.k/noa.al/