Transmetuar më 09-10-2019, 20:50

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbërritur në Serbi, për të zhvilluar zhvilluar takime të rëndësishme me liderë rajonalë.

Edi Rama dhe dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, mbërritën në Beograd këtë pasdite.

Kreu i qeverisë të Shqipërisë gjendet në shtetin serb në kuadër të marrëveshjes për “Shengenin ballkanik”, me ftesë të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Nesër pritet të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit./a.k/noa.al/