Vuani nga kolesteroli? Konsumoni këto lloj produktesh
Transmetuar më 09-10-2019, 19:16

Kolesteroli i lartë është problem shqetësues dhe serioz, ndaj edhe duhet të jeni të kujdesshëm. Dhe për këtë, një rol mjaft të rëndësishëm kanë edhe ushqimet që konsumoni.

Por nëse keni kolesterol të lartë duhet të konsumoni këto lloj produktesh.

Avokado

Avokadot janë shumë të rekomanduara për pacientët të cilët vuajnë nga presioni i lartë i gjakut.

Kjo pasi janë një burim shumë i mirë vitaminash dhe antioksidantësh të rëndësishëm.

Domatet

Shumë të shijshme dhe të përdorshme, domatet janë të pasura me vitaminë A, B, K dhe C të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë tek shëndeti i syve dhe zemrës.

Domatet janë të pasura me kalium, prandaj ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe në shëndetin e zemrës.

Mollët

Vlerat e mollëve për organizmin fillojnë që nga lëkura e mirë, tretja e deri tek zemra dhe balancimi i niveleve të kolesterolit.

Agrumet

Të gjithë frutat që futen tek agrumet duke përfshirë edhe limonin e qitron, janë të mrekullueshme për shëndetin e zemrës. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...