Transmetuar më 09-10-2019, 17:39

Një sasi prej 116 kilogramë marijuanë është kapur në kufirin greko-shqiptar, në një operacion në Gravena.

Policia greke ndaloi dy automjete, ndërsa në njërën prej tyre sekuestroi 36 pako me 116 kilogramë marijuanë.

Mjeti i dytë shërbente për të kontrolluar rrugën. Ndërkaq në pranga përfunduan tre shtetas grekë, të moshës 34, 36 dhe 51 vjeç.

Kontrolle u ushtruan edhe në banesat e tyre ku u sekuestruan 1 peshore, 1 thikë, 6 celularë dhe 260 euro.

Prej fillimit të vitit policia greke ka sekuestruar kryesisht pranë kufirit por edhe në zona të tjera, mbi 9 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqiperia. /k.k/noa.al/