Tiranë/ Gjendet i pajetë 38-vjeçari brenda makinës, hetimet e para
Transmetuar më 09-10-2019, 16:57

Gjendet i pajetë në makinën e tij një 38-vjeçar.

Makina e tij ishte e parkuar në rrugën "Mustafa Matohiti",

Policia tha pas hetimeve të para, se ndaj shtetasit me iniciale R.B, i cili u gjet i pajetӕ në makinë, nuk janë konstatuar shenja dhune ndaj edhe dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 16:00 në rrugën “Mustafa Matohiti” u gjet pa shenja jete, në  automjetin e ndezur tip “BMW”, shtetasi R. B.,38 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune,apo dëmtime të tjera.

Praprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/NOA.al

Loading...
Loading...