Prezantohet trajneri i ri, premton rikthimin e Milan në Champions
Transmetuar më 09-10-2019, 16:51

Stefano Pioli është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Milan.

Ai firmosi një kontratë dy-vjeçare.

Ish trajner i Lazio dhe Inter foli me entuziazëm për aventurën e re që e pret në karrierë.

“E nis këtë aventurë me shumë entuziazëm pasi jam thirrur në aksion nga një prej klubeve më prestigjoze në botë. Jam i bindur se mund të bëj një punë të shkëlqyer bashkë me futbollist por edhe drejtuesit të cilët besuan shumë tek unë. Ne do të luftojmë deri në fund për të shkuar në Champions kjo është e sigurt”, tha Pioli.

Lidhur me të kaluarën e tij te Inter, ai u shpreh:

“E shkuara është e shkuar dhe jam një burrë, një profesionist me dëshirën për të bërë mirë. Gjykimet le të bëhen në fushë, jo se çfarë kam qenë fëmijë”.

Pas nisjes së dobët të Seria A, trajneri i ri i Milan shpall edhe objektivat.

"Do të luftojmë së bashku për të  arritur objektivat që ka Milan. Ka vështirësi por gjithçka mund të arrihet me intensitet dhe kualitet. Do të punojmë fort për të kthyer Milanin në Champions League”.

Milan mban vendin e 13-të pas 7 javëve të para, me 9 pikë, 10 më pak se kryesuesit e Juventus.

/NOA.al

Loading...
Loading...