Shifrat marramendëse/ SHBA tërhiqet nga Lindja e Mesme, Trump: Lufta më e gabuar në historinë tonë
Transmetuar më 09-10-2019, 15:24

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpenzuar tetë trilion dollarë deri tani, në luftën që zhvillohet prej vitesh në Lindjen e Mesme.

Shifrën marramendëse e dha sot Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një mesazh të fundit, në "Twitter", ku edhe njoftoi tërheqjen e vendit të tij nga kjo zonë e nxehtë.

"Mijëra ushtarë kanë vdekur ose janë plagosur rëndë", theksoi Trump, nga lufta, por miliona kanë vdekur nga ana tjetër. "Vendimi për të shkuar në Lindjen e Mesme është më i gabuari në historinë e  vendit tonë", shtoi Trump.

Trump tha se SHBA-ja shkoi në luftë nën një premisë të rreme, ndërsa njoftoi edhe tërheqjen e vendit të tij.

"Tani po sjellim ngadalë dhe me kujdes ushtarët tanë të jashtëzakonshëm dhe ushtrinë në shtëpi", – theksoi Trump, duke e mbyllur mesazhin e tij me moton që SHBA do të jetë më e më e madhe se kurrë më parë! /NOA.al/

Loading...
Loading...