Transmetuar më 09-10-2019, 14:53

Ambasada Gjermane në Tiranë fton të diplomuarit dhe studentët e rinj nga Shqipëria për mundësinë e kryerjes së praktikës 3 deri në 6 muaj, në një kompani prestigjoze gjermane.

Ata do të shkojnë me bursa, ndërsa, " Bursantët kanë mundësi të njihen me kulturën e punës së kompanive në Gjermani dhe të mësojnë mbi menaxhimit modern dhe organizimit të punës", thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Ambasadës Gjermane në Tiranë:

A jeni i interesuar për një praktikë në një kompani prestigjoze gjermane?

Programi i bursave të Ekonomisë Gjermane u ofron të diplomuarve dhe studentëve të rinj nga Shqipëria mundësinë e kryerjes së një praktike 3 deri 6 mujore në një kompani prestigjoze gjermane. Bursantët kanë mundësi të njihen me kulturën e punës së kompanive në Gjermani dhe të mësojnë mbi menaxhimit modern dhe organizimit të punës.

Informacione të mëtejshme dhe akses në aplikimin online (i mundshëm deri më 11 nëntor) mund të gjeni këtu: www.stipendienprogramm.org", thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Tiranë./NOA.al