Transmetuar më 09-10-2019, 13:48

Të paktën dy njerëz u vranë nga sulmi terrorist.

Për më tepër, thuhet se një granatë dore është hedhur në vendin e shenjtë hebraik, por nuk ka shpërthyer.

Me një armë automatike autori qëlloi mbi njerëzit që ishin mbledhur në një festë fetare të mërkurën në mesditë.

Policia dyshon se ishin disa autorë të armatosur, të cilët janë ende në arrati.

Ndërkohë, policia konfirmoi se është arrestuar njëri prej tyre.

Ngjarja tragjike ndodhi para sinagogës Halle.

Sipas dëshmive njëri prej autorëve ka qëlluar me një armë automatike dhe më pas ata besohet se janë arratisur drejt Leipzig. Policia u bëri thirrje njerëzve në Halle të qëndrojnë në shtëpitë e tyre ose të qëndrojnë në vende të sigurta. Autorët janë ende në arrati.

Akti ndodhi në festën e Yom Kippur (gjermanisht: dita e pajtimit ose festa e pajtimit), festa më e lartë hebraike, e cila kryhet si një ditë pushimi dhe agjërimi./NOA.al