Vranë babain me thikë dhe çekiç, tre adoleshentet në gjyq tregojnë arsyen tronditëse  
Transmetuar më 09-10-2019, 13:36

Një ngjarje tragjike dhe e rrallë ka ndodhur në Rusi.

Tre vajza po përballen me akuza të rënda për vrasje, pasi sulmuan dhe vranë të atin, kur ai ishte në gjumë.

Një video dramatike është publikuar nga “Daily Mail”, me një rrëfim të motrave adoleshente nga Rusia, ku ato rrëfehen momente pasi vranë babain e tyre, për vetëmbrojtje.

Vajzat përballen me akuza për vrasje, ndonëse thanë se e vranë babain e tyre pedofil, Mikhail, 57-vjeç, sepse ai i torturoi dhe abuzoi seksualisht me ato.

Krestina, Angelina dhe Maria, ishin përkatësisht të moshës 19, 18 dhe 17 kur sulmuan dhe vranë babin e tyre me thikë dhe çekiç, por pas akuzave ato pretendojnë se vepruan në kushtet e vetëmbrojtjes.

Të afërmit e vajzave kundërshtojnë pafajësinë e vajzave, pasi ata thonë se babai i tyre ishte i ulur në një kolltuk dhe po joshej nga to dhe nuk është aspak e vërtetë se ai po i kërcënonte, apo po abuzonte seksualisht./NOA.al

Loading...
Loading...