Transmetuar më 09-10-2019, 13:26

Një 30-vjeçare shqiptare, e cila punonte si ndihmëse shtëpiake, është arrestuar nga policia greke nën akuzë për vjedhje.

Ajo akuzohet se ka vjedhur bizhuteri dhe para në një shtëpi ku ishte e punësuar, në periferi të Selanikut.

Katër vjedhje i janë faturuar shqiptares nga shtatori i vitit të kaluar deri në shtatorin e këtij viti.

Gruaja ka punuar si shtëpiake dhe kujdesej për të moshuarit e shtëpisë, por sipas policisë greke, duke shfrytëzuar mungesën e punëmarrësve ose paaftësinë të tyre, ajo u ka vjedhur 1,200 euro, si dhe bizhuteri me vlerë 13,000 euro.

Ajo duket se punonte në disa shtëpi, teksa vjedhjet sipas policisë kanë ndodhur në zonat Thermi, Tagarades dhe Rissi. Pas arrestimit, gruas shqiptare i mungonte edhe leja e qëndrimit në Greqi, por në vend të dëbimit, ajo do të përballet me akuzat./NOA.al