Transmetuar më 09-10-2019, 12:51

Disa ditë pasi Princi Harry publikoi një letër akuze ndaj disa tabloidëve (me sa duket, kundër dëshirës së familjes mbretërore), një reporter mbretëror, i quajtur Richard Palmer, ka bërë të ditur se familja mbretërore ndihet “e turpëruar” nga Harry dhe Meghan.

Për të gjithë ju që nuk e dini, Harry ka paditur disa prej tabloidëve më të njohur britanikë si: Daily Mail, Mail On Sunday, The Sun, Daily Mirror etj., pasi ata publikuan një letër që Meghan ia ka dërguar të atit, me qëllimin që Meghan të dukej keq.

Kjo ishte një përpjekje e princit për të mbrojtur Meghan-in nga kritikat e shumta. Megjithatë familja mbretërore e këshilloi Harry-n të priste të kthehej nga turi pastaj ta publikonte letrën, por ai e publikoi pa u thënë gjë. Si rrjedhojë punët nuk janë aspak mirë mes çiftit Sussex dhe pjesës tjetër të familjes mbretërore.

Sipas korrespondetit mbretëror të Daily Express, Richard Palmer, asnjë pjesëtar i familjes mbretërore nuk po e mbështet Harry-n dhe Meghan-in dhe nuk duan t’ia dinë për ta. Madje, edhe ndihmëset e çiftit janë vënë në siklet nga veprimet e tyre./b.l/noa.al/