Dhunuan e vranë 56-vjeçarin në Vlorë, lihen në burg tre të arrestuarit
Transmetuar më 09-10-2019, 12:25

Goditën 56-vjeçarin Stavri Mino për vdekje, lihen në burg tre persona. Gjykata ka vendosur  burg pa afat për 56 vjeçarin Agron Hametin, dhe 30 ditë burg për dy të tjerët, Astrit Hametin 48 vjeç dhe Nusret Hodën 57 vjeç.

Stavri Mino u raportua fillimisht se vdiq aksidentalisht, por më pas rezultoi se kishte humbur jetën si pasojë e goditjes me grushte, shkelma dhe me sende të forta për vdekje nga këta tre persona për motive pronësie.

Tre burrat akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë me dashje Stavri Minon. Ngjarja e rëndë u shënua në një lokal në zonën e plazhit të Vjetër. Burimet thanë se Stavri Mino ndodhej në lokal bashkë me vëllanë e tij.

Në një kënd tjetër, ndodheshin vëllezërit Hameti dhe kunati i tyre. Sipas policisë ata kanë qenë duke konsumuar alkool, kur në një moment janë përfshirë në një debat fillimisht verbal dhe më pas në konflikt fizik.

Burrat duke u rrahur me njëri-tjetrin kanë dalë jashtë lokalit. Aty, Stavri Mino, ka marrë disa goditje dhe është rrëzuar mbi një gur, duke humbur jetën.

Sipas burimeve, gjithçka nisi për një të sharë. Por sipas burimeve nuk përjashtohet as pista e konflikteve për çështje pronësie./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...