Transmetuar më 09-10-2019, 11:08

Trupi i një sportisti ka shumë për të treguar, thotë fotografja e njohur Dominika Cuda.

Ajo bën spektakël me lakuriqësinë e trupave të palestruar të djemve dhe vajzave që merren me sport.

Rreth 300 meshkuj dhe femra nga Polonia që i përkasin botës së sporteve olimpike, kanë pranuar të zhvishen për fotografen e njohur sikurse shikoni galerinë me fotot e realizuara prej saj që ju sjell më poshtë noa.al.

Dominika Cuda është e bindur se trupi i njeriut është si një pasaportë e udhëtimit të tij në vite.

Ajo ka vendosur që të kapë momentet më të mira të këtij udhëtimi.

Me fotot e realizuara ajo ka përgatitur dhe kalendarë, të ardhurat e të cilave kanë shkuar për të mbështetur talentet në sporte të ndryshme, por jo në futboll sepse siç thekson Dominika Cuda, futbolli është i vetmi sport që financohet aq shumë duke lënë në hije sportet e tjera. /noa.al/