Milani shkarkon trajnerin Marco Giampaolo, Pioli mbërrin në Milano
Transmetuar më 08-10-2019, 23:53

Milani ka shkarkuar nga posti i trajnerit, italianin Marco Giampaolo.

Përmes faqes zyrtare, skuadra nga Serie A ka falënderuar trajnerin për kontributin e dhënë në këtë fillim të sezonit.

Pas shtatë ndeshjesh, Milani ka fituar tri ndeshje dhe ka humbur katër të tjera duke bërë një lojë jo shumë të pëlqyeshme.

Ai pritet të zëvendësohet nga Stefano Pioli.

Një video e fundit tregon se ai ka mbërritur të Milano dhe pritet të firmosë ditën e nesërme./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...