Transmetuar më 08-10-2019, 23:14

Ashtu siç pritej diskutimi në parlamentin holandez për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, nuk ka sjellë ndryshim nga qendrimi i mëparshëm.

Qendrimi për Shqipërinë në parlamentin holandez është i njëjtë, kundër hapjes së negociatave.

Anëtarët e komisionit për çështjet europiane në parlamentin e Holandës kanë dëgjuar pasditen e sotme qëndrimin e qeverisë përmes ministrit për Punët e Jashtme, Stef Blok.

Më parë, gjatë seancës në Komisionin për Çështjet Evropiane, Blok tha se qëndrimi i vendit të tij do të jetë i ngjashëm me atë të mbajtur përpara verës, kur u theksua se nuk do të ketë negociata për Shqipërinë pa u plotësuar 5 kushtet e qershorit të 2018.

Megjithatë në komisionin për Europën u tha se nuk do të ketë veto bllokuese nga Holanda nëse vendet e tjera bien dakord./a.k/noa.al/