Transmetuar më 08-10-2019, 21:55

Margarita Xhepa është një ikonë e kinematografisë shqiptare.

Ajo numëron një numër të madh rolesh që na kanë bërë për vete.

Së fundmi aktorja, i është bashkuar fushatës së iniciuar nga ministria e Shëndetësisë dhe përmes një videoje të shpërndarë nga ministrja Ogerta Manastirliu i bën thirrje të gjitha grave që të shkojnë për një kontroll rutinë tek mjeku.

Kjo, për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm nga prekja e kancerit të gjirit.

“Kur sëmurët nëna, sëmuret e gjithë shtëpia”, thotë ajo në mesazhin sensibilizues.

Ky mesazh i fortë i aktores vjen në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Shihni videon më poshtë./a.k/noa.al/