Vritet me armë reperi i njohur, u qëllua me plumb në kokë
Transmetuar më 08-10-2019, 20:45

Është vrarë mbrëmjen e kaluar reperi i njohur Samat.

Ai është qëlluar me plumb në kokë, teksa ndodhej në Francë me një mikun e vet.

Mediat në Francë kanë shkruar se në momentin e ngjarjes ai ishte në parkimin e një fast-food dhe u qëllua me plumb në kokë nga një person që ndodhej në një makinë.

Raportohet se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, dhe se duke u bazuar në hetimet e para vrasja ndodhi për larje hesapesh.

Bëhet me dije se reperi kishte probleme të shumta me ligjin. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...