Transmetuar më 08-10-2019, 18:04

Bastian Schweinsteiger ka deklaruar tërheqjen nga futbolli. Një ndër futbollistët më të mirë të Gjermanisë në dekadën e fundit, kampion Bote në Botërorin 2014, vendosi të varë "këpucën mbi gozhdë", ndërsa një mesazh emocionues në këtë ditë të veçantë mori nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka edhe një fëmijë.

Tenistja e famshme serbe, ish-numri një i tenisit botëror, Ana Ivanovic, nuk i fshehu emocionet pas vendimit të tij, duke thënë se mezi pret të dijë për aventurën e re që e pret në të ardhmen.

"Urime për karrierën e mahnitshme dashuria ime Bastian Schweinsteiger!"

Mezi po pres për të parë se çfarë aventure tjetër të pret në të ardhmen tonë, bashkë me familjen tonë të mrekullueshme."

"Unë nuk mund të jem më shumë se kaq krenare sot me ty sot, të dua shumë,", ka qenë mesazhi i tenistes së famshme serbe, Ana Ivanoviv./NOA.al