Transmetuar më 08-10-2019, 17:49

Ashtu sikundër paralajmëroi më herët Kryeministri Rama, kanë hyrë në fuqi ndryshime e reja në Kodin Penal.

Një ndër aktet e dënueshme është bllokimi i rrugëve në raste protestash, që me ndryshime e reja dënohesh me tre vite burg.

Po ashtu, edhe armëmbajtja pa leje dënohet deri në 15 vite burg.

Nga tetë tetori, tre vite burg marrin edhe ata që godasin efektivin e policisë për shkak të detyrës.

Ideja për këto ndryshime lindi pas protestave të opozitës me bllokim rrugësh, ndërsa më herët draftik u kthye për rishqyrtim në Kuvend nga Presidenti Meta. /k.k/noa.al/