Transmetuar më 08-10-2019, 17:31

Një 19-vjeçar është vënë në pranga pasditen e sotme në Orikum të Vlorës. Burimet zyrtare saktësojnë se i riu me inicialet L.M, kishte lëndë narkotike në makinë.

Ai u ndoq nga policia pas informacioneve se kishte lëndë narkotike.

Pas ndalimit, u gjet dhe sekuestrua tre kilogramë e treqind gram kanabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/