Është 95-vjeç! Ish-presidenti amerikan i rikthehet punës në ndërtim, një ditë pas aksidentit (FOTO)
Transmetuar më 08-10-2019, 15:17

Ish-Presidenti amerikan edhe pse në moshë të thyer punon si vullnetar, në ndërtim.

Jimmy Carter iu rikthye punës të hënën duke ndihmuar në ndërtimin e shtëpive për personat në nevojë në Tenesi, SHBA.

Ai refuzoi të pushonte, duke u rikthyer në punë një ditë pasi u rrëzua në shtëpi duke u dëmtuar në fytyrë.

Presidenti më jetëgjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara, fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2015, u pa të punonte me trapan dhe duke ngulur gozhdë.

Ai nuk tregoi asnjë shenjë lodhjeje apo problemesh nga aksidenti i një dite më parë.

“Kisha prioritet kryesor, ndërtimin e shtëpive”, tha ai për mediat amerikane, pas refuzimit për të pushuar, edhe pse u aksidentua.

Carter,  Presidenti i 36 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ka shërbyer në periudhën 20 janar 1971 – 20 janar 1981 dhe më herët luftoi edhe me një sëmundje të rëndë, duke sfiduar kancerin. /NOA.al/

Loading...
Loading...