Transmetuar më 08-10-2019, 13:41

Trajneri i Kombëtares i ka shtuar listës emra të tjerë për shkak të dëmtimit të mrbojtësi kuqezi, Elseid Hysaj.

Shqipëria nën drejtimin e trajnerit Edi Reja është duke kryer përgatitje intensive për ndeshjet zyrtare me Turqinë dhe Moldavinë në transfertë.

FSHF njoftoi se ditën e sotme ka pasur ndryshime në listën kuqezi.

Hysen Memolla do t’i bashkohet grumbullimit me skuadrën për ndeshjen në Stamboll më 11 Tetor dhe atë ndaj Moldavisë në 14 Tetor.

Hysen Memolla, 27-vjeç, luan aktualisht me ekipin Kokkolan Palloveikot në Finlandë. /NOA.al/

/NOA.al/